ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 5 minutes ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 12 minutes ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 14 minutes ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 18 minutes ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Nga shtatori, në Çikago katedra e parë e albanologjisë në historinë e universiteteve amerikane

albnews by albnews
12 March, 2020
in Albania
0
Nga shtatori, në Çikago katedra e parë e albanologjisë në historinë e universiteteve amerikane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në shtator, në Universitetin DePaul në Çikago, me fillimin e vitit të ri akademik, pritet të fillojë punën edhe një katedër e re, ajo e studimeve albanologjike, e para e këtij lloji në universitetet amerikane. Kjo shënon një moment të rëndësishëm në historinë e studimeve shqiptare, thotë drejtori i katedrës, Dr. Gazmend Kapllani. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi para disa ditësh me zotin Kapllani mbi planet e kësaj katedre.

Gjatë muajit maj të këtij viti pritet të bëhet përurimi i katedrës së albanologjisë në Universitetin DePaul në Çikago.

Kjo është hera e parë në historinë e universiteteve amerikane, që studimet shqiptare arrijnë këtë nivel.

RelatedPosts

Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie

Spektakël në Rinas: Shqiptarët presin me këngë e valle krushqit nga Kazakistani

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

Programi i studimeve albanologjike pritet të jetë gati në shtator, me çeljen e viti i ri akademik, thotë drejtori i katedrës, Dr. Gazmend Kapllani.

“Po punojmë për të krijuar platformën dhe nga momenti i krijimit të saj brenda këtij viti çdo student do të mundet të drejtohet tek ne dhe të regjistrohet. Do jetë anëtar si të thuash i diplomës që ne do japim, sepse ne duam që t’u japim diploma studentëve tanë. Dhe do të mësojë nga një anë gjuhën shqipe dhe nga na tjetër ato që i quajmë ne lëndë përmbajtjeje, pra lëndë që do të jenë në shqip dhe anglisht për tema dhe tematika të ndryshme të albanologjisë”, tha ai.

Fushat e studimit, zoti Kapllani thotë se do të jenë gjithëpërfshirëse, prandaj pret interesim të madh edhe nga studentë të huaj.

“Do kemi të gjitha disiplinat nga gjuha, letërsia, historia, arkeologjia, filozofia. Dhe duam që të krijojmë një kurrikulë sa më bashkëkohore sepse Albanologjia ka mundësi të jashtëzakonshme sidomos kur lidhet me çështje që janë në qendër të diskutimeve globale sot, qoftë për letërsinë e diapsorës, qoftë për historinë dhe gjeostrategjinë, qoftë për fenë. Pra neve do të mundohemi të krijojmë një kurrikulë sa më bashkëkohore që mos t’i flasë vetëm studentëve shqiptaro-amerikanë të cilët janë qendra dhe publiku kryesorë i yni, por t’i flasë çdo studenti nga çdo lloj origjine apo nga çdo lloj baze etnike”, tha zoti Kapllani për ‘Zërin e Amerikës’.

Themelimi i katedrës u bë i mundur nga një donacion i një filantropi shqiptaro-amerikan.

“Emri i tij është Hidai Eddie Bregu dhe unë kam nderin që të jem drejtori i parë i katedrës dhe do bëj ç’është e mundur që t’i shërbejë dhe ta nderojë dhe emrin dhe vizionin e tij. Ai ishte njeri me një vizion të jashtëzakonshëm. Sa patriot aq edhe i lidhur me rrymat më bashkëkohore, aq edhe mendjehapur aq edhe i lidhur me bashkësitë e ndryshme në Amerikë. Pra për mua është model i patriotit bashkëkohor”, tha zoti Kapllani.

Zoti Kapllani fton komunitetin shqiptaro-amerikan të marrë shembull nga vepra e filantropit Hidai Eddie Bregu në mënyrë që projekte si kjo e katedrës të mos ndalen vetëm në Çikago.

“Një katedër nuk mund të ndryshojë historinë brenda një viti ose brenda dy vitesh, por ajo që mund të bëj është që të bëhet një bërthamë dhe një shembull. E para në përhapjen e ideve, e dyta duke i dhënë aq sa mundet, duke nxjerr në pah vet shqiptaro-amerikanët në radhë të parë dhe Albanologjinë e cila ka qenë pothuajse joegzistente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e treta ajo që ne shpresojmë është që do mundemi që të inspirojmë edhe njerëz të tjerë që të hapin programe të tjera në universitete të tjera amerikane. Imagjinoni sikur te kishim dy programe te tjera. Ndoshta eshte e veshtire per ata qe nuk jane ne boten akademike ta kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo për statusin e vetë shqiptarëve por edhe për zhviullimin e studimeve albanologjike që do të thotë të studimeve që kanë të bëjnë me kulturën, gjuhën dhe historinë tonë”, tha zoti Kapllani.

I themeluar në vitin 1898, universiteti DePaul në Çikago është universiteti më i madh katolik në Shtetet e Bashkuara./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result