Hoti paralajmëron se në UP do të mbahet mësimi virtual

albnews
By
1 Min Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në Universitetin e Prishtinës do të fillojë të mbahet mësimi virtual.

Ai përmes një postimi në Facebook këtë veprim e ka quajtur me vend në situatën e krijuar.

“Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual. E përgëzojë Rektoratin për këtë veprim shumë me vend në situatën e krijuar. Pres me padurim të jem në kontakt me studentët e mi për t’i kompensuar orët e humbura”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka marrë vendim për ndërprerje të procesit mësimor në të gjitha nivelet.

Share This Article