Sulmohen tre policë në një komisariat në Kaçanik, detaje nga ngjarja

Share

Tre policë janë sulmuar në komisaritat nga një person në Kaçanik të Ferizajt. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:45 në rrugën “Ismail Raka”.

Mësohet se policia ka shoqëruar një person në polici dhe pak çaste më vonë në komisariat është paraqitur një burrë i cili ka sulmuar policët. Dy të arrestuarit dhe policët kanë marrë ndihmë mjekësore pas ngjarjes.

“Rr. Ismail Raka, Kaçanik / 31.03.2026 – 22:45. Pasi është dërguar në stacion policor një person i dyshuar mashkull kosovar, është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër i cili ka sulmuar tre zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit