Konfirmohen 12 raste të reja të koronavirusit në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia i ka konfirmuar 12 raste të reja të personave të infektuar me virusin Covid-19, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, e konfirmoi këtë lajm përmes një postimi në rrjetin Twitter.

Ai tha se në mesin e rasteve të reja janë dy persona që kishin kontakt me rastin e parë që u konfirmua në këtë shtet.

Për më tepër, shtatë të infektuarit e tjerë kishin ardhur nga Evropa, ndërsa tre nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “Anadolu”.

Turqia deri më tani është në mesin e shteteve me më së paku raste të infektimeve në krahasim me numrin e banorëve.

Ndryshe, më shumë se 5700 persona kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën dhe mbi 152 mijë janë infektuar

Share This Article