Filipçe: Do të dërgojmë mjekë shtesë në Dibër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend, konfirmoi edhe 5 rastet e sotme me koronavirus, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve në vend.

Filipçe tha se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe 2 mjekë të tjerë dhe2 infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë

“Nesër në spitalin e Dibrës do të dërgojmë 2 mjekë plus, mjekë pulmologë nga Klinika e Pulologjisë Shkup, për shkak se ka mungesë të mjekëve si shkak i mjekëve të infektuar. Jemi të vetëdijshëm se mjekët dhe punonjësit mjekësor janë në kushte të vështira dhe më të ekspozuar por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, të gjithë punonjësit shëndetësorë duhet të paraqiten në punë. U bëj edhe një herë apel qytetarëve, qëndroni në shtëpi, ju lutemi mos dilni pa nevojë”, tha Filipçe./Alsat/

Share This Article