Një punëtor 46-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.Sipas mediave greke, viktima, baba i dy fëmijëve, ndodhej brenda një gërmimi kur masive dheu u shembën dhe e zunë poshtë.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ambulanca e EKAB, ndërsa u kryen përpjekje për reanimim me CPR, por 46-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.


