Pesë persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në qendrën Islamike në San Diego, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë hetimet për motivet e ngjarjes tronditëse.Sipas policisë, tre prej viktimave ishin të rritur që ndodheshin brenda xhamisë, mes tyre edhe një roje sigurie. Dy personat e dyshuar, të moshës 17 dhe 19 vjeç, u gjetën të vdekur pranë qendrës islame dhe autoritetet besojnë se ata kishin plagë të shkaktuara vetë nga armë zjarri.
Shefi i policisë, Scott Wall, deklaroi se “nuk ka asnjë oficer policie të përfshirë në incident” dhe se informacionet mbeten ende paraprake.


