Skena horror në Durrës/ I riu tenton të hidhet nga kati i pestë, varet në dritare por e shpëton policia (Video)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sikur të mos mjaftonte koronavirusi dhe frika që ka sjellë tek qytetarët, banorët e Durrësit janë përballur me skena horror sot teksa një i ri ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet se i riu është varur plotësisht jashtë dritares por dikush e mban nga brenda vetëm në këmbë. Të bërtitura, thirrje e më pas vijnë në ndihmë të tjerë njerëz që e tërheqin deri sa në fund e fusin brenda. Dëshmitarët thanë për “BalkanWeb” se i riu donte të hidhej por e ndaloi policia. “Bravo policia e Durrësit erdhi shpejt dhe e shpëtoi këtë çunin që donte me vra veten! Nuk e di çfarë probleme kishte”, tha një qytetar. Nuk dihet ende nëse i riu kishte probleme psikologjike, ndërsa ai është marrë në dorëzim nga policia e cila e ka shoqëruar me ambulancë. Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

https://www.youtube.com/watch?v=F8co9ydH9IA&feature=emb_title
Share This Article