Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei ka deklaruar sot se ka një mundësi të mirë lidhur me luftën, dhe bisedimet Shtetet e Bashkuara janë pozitive dhe se synojnë që t’i japin fund luftës në Lindjen e Mesme.“Tani për tani, jemi në fazën e finalizimit të këtyre memorandumeve të mirëkuptimit”, theksoi ai.
Gjithashtu shtoi se çdo mekanizëm në lidhje me Ngushticën e Hormuzit do të duhet të miratohet midis Iranit, Omanit dhe vendeve që kufizohen me rrugën detare dhe se SHBA-të “nuk kanë të bëjnë fare” me të.


