(Video)Vetëm një ditë në Itali/ Mjekët kinezë ‘lebetiten’ nga pakujdesia e qytetarëve: Ende se paskeni kuptuar me kë po përballeni. Rrini në shtëpi, ndryshe…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ITALI– Ditën e djeshme, Kina dërgoi në Itali një grup mjekësh dhe pajisje mjekësore për t’i ardhur në ndihmë një vendit më të prekur nga koronavirusi në Europë.

Mjaftoi një ditë qarkullim nëpër qytete, që mjekët kinezë të mbeteshin të pakënaqur nga masat e marra për të ndaluar përhapjen e virusit.

Një një deklaratë për shtyp me presidentin  e Lombardisë Attilio Fontanan, ata kanë kërkuar masa edhe më të rrepta sesa ato që janë marrë deri më tani nga qeveria. ”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ka njerëz në hotele, ka edhe metro që punojnë. Dhe më e keqja, njerëzit nuk mbajnë maska”, theksoi mjeku i ekipit të Kryqit të Kuq kinez.

Më tej, ai i shtoi kritikat duke u shprehur se vendi duhet të izolohej tërësisht dhe të ndaloheshin të gjithë aktivitetet ekonomike.

“Ne në Wuhan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi. Vetëm nëse do të arrijmë të zbatojmë rreptësisht karantinën, mjekët do të kenë mundësi që të përballojnë të gjithë rastet që kanë në spitale,”-shtoi ai.

Ndërkohë ditën e sotme numri i  viktimave në Itali ka shkuar në 3405 nga COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 427 persona mes tyre edhe  5 mjekë të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Share This Article