Disa persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një treni dhe një minibusi shkolle në Buggenhout, Belgjikë, sipas mediave lokale.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 08:00 me orën lokale, në një kalim hekurudhor ku barrierat ishin të mbyllura në momentin e aksidentit, ka bërë të ditur policia federale belge.
Në minibus ndodheshin shtatë fëmijë, një shoqëruese dhe shoferi i automjetit kur ndodhi përplasja. Autoritetet kanë konfirmuar se askush në tren nuk është lënduar.
Zyrtarët po vijojnë identifikimin e viktimave dhe njoftimin e familjeve, ndërsa detajet e plota ende nuk janë bërë publike.
Ministrja e Arsimit e rajonit flamand, Zuhal Demir, e ka quajtur ngjarjen “lajm zemërthyes” dhe ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekura.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.


