Një incident i rëndë industrial ka ndodhur në shtetin e Washingtonit në SHBA, ku një rezervuar kimik shpërtheu dhe u shemb në një fabrikë letre të kompanisë Nippon Dynawave Packaging, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe disa persona të zhdukur.
Sipas autoriteteve lokale, rezervuari përmbante rreth 900 mijë gallonë të një substance korrozive të njohur si “white liquor”, e përdorur në industrinë e prodhimit të letrës. Pas incidentit, në rezervuar mbetën ende rreth 90 mijë gallonë kimikate, duke e bërë operacionin e shpëtimit shumë të rrezikshëm.
Ngjarja ndodhi në qytetin Longview, ndërsa ekipet e emergjencës konfirmuan se një person ka humbur jetën dhe të paktën nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Po ashtu, nëntë persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, përfshirë edhe një zjarrfikës.


