Kafeneja e famshme e Harry Potter hap degë të re në Kinë

Share

Kafeneja e njohur The Elephant House në Edinburg, e lidhur ngushtë me historinë e krijimit të serisë Harry Potter, do të zgjerojë aktivitetin e saj në Kinë, ndërsa vazhdon të funksionojë edhe në Skoci.

The Elephant House u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 2021, por pas restaurimit u rihap në Edinburg në fund të vitit 2025. Tashmë pronarët kanë njoftuar hapjen e një dege të re në qytetin Suzhou të Kinës, me synimin për të tërhequr adhuruesit e Harry Potter-it në tregun aziatik.

Kafeneja është bërë një atraksion i njohur turistik pasi autorja J.K. Rowling ka shkruar aty pjesë të romaneve të para të Harry Potter-it, të cilat më vonë u shndërruan në një fenomen botëror.

Pronarët vlerësojnë se emri dhe historia e The Elephant House kanë ende një rëndësi të madhe ndërkombëtare, ndërsa zgjerimi në Kinë synon të sjellë përvojën e kafenesë ikonike skoceze te një audiencë e re.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit