U deshën 120 minuta lojë dhe gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive për të përcaktuar fituesin e Champions League për sezonin 2025-2026 në finalen e madhe të luajtur këtë të shtunë (30 maj) në “Puskás Arena” në Budapest, sfidë e cila u transmetua LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Një përballje vërtet spektakolare, ku PSG dhe Arsenal dhanë gjithçka në fushën e lojës, por në fund fati i buzëqeshi francezëve.Me nisjen e pjesës së dytë, PSG rriti ritmin e lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Ousmane Dembélé realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, të fituar nga Khvicha Kvaratskhelia.
Pas golit të barazimit, PSG dhe Arsenali patën secila rastet e tyre për të mbyllur sfidën brenda kohës së rregullt, por asnjëra nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 1-1. Por as 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati, edhe pse të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar golin vendimtar.
Në fund, ishte skuadra e PSG ajo që triumfoi nga pika e bardhë e penalltive, duke ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube dhe duke u shpallur kampione e Europës për sezonin 2025-2026.


