SPAK merr të pandehur Igli Taren në lidhje me dosjen “Balluku”.
Ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.
Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.


