Alarm në Itali / Dyshim për një rast me Ebola

Share

Autoritetet shëndetësore italiane po hetojnë një rast të dyshuar me virusin Ebola. Kjo pasi një shtetas italian që ishte kthyer së fundmi nga Kongo u shtrua në spital në qytetin e Cagliarit, në ishullin e Sardenjës. Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se pacienti është simptomatik dhe ishte kthyer së fundmi nga Kongo. 

“Pacienti aktualisht është në izolim në një strukturë spitalore”, tha ministria, duke përsëritur se rreziku i Ebolës në Itali mbetet shumë i ulët.

Ditët e fundit, Italia ka dërguar ekspertë nga Instituti Spallanzani në Republikën Demokratike të Kongos. Mediat shkruajnë se autoritetet pritet të publikojnë rezultatet e analizave sapo të përfundojë procesi i verifikimit laboratorik

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit