Ebola vë në alarm Europën, BE thërret mbledhje të jashtëzakonshme shëndetësore

Share

Bashkimi Evropian do të zhvillojë një takim me Ministra të Shëndetësisë të vendeve anëtare për të diskutuar mbi epideminë e fundit të Ebola virus disease në Afrikën Qendrore dhe masat e koordinuara për përballimin e saj.Takimi pritet të fokusohet në shkëmbimin e informacionit mes institucioneve shëndetësore të vendeve anëtare, forcimin e mekanizmave të reagimit të shpejtë dhe koordinimin e veprimeve në nivel evropian për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.Gjithashtu, çështja e Ebolës do të diskutohet edhe në Këshillin Evropian për Politikat e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Operacional (EPCSO) më 16 qershor, ku vendet anëtare pritet të harmonizojnë qëndrimet dhe të rrisin bashkëpunimin në nivel BE-je për menaxhimin e krizave shëndetësore.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit