Nigel Farage, i zemëruar, deklaroi se “të drejtat dhe privilegjet e njerëzve të bardhë kanë më pak rëndësi sesa ato të pakicave etnike”, ndërsa shpërtheu zemërimi lidhur me mënyrën se si policia trajtoi rastin e vrasjes së Henry Nowak. Lideri i Reform UK tha se viktima, Henry Nowak, “u trajtua në një mënyrë që bëri që një akuzë për sharje raciste të merrej më seriozisht sesa vetë një akt vrasjeje”.
Nigel Farage iu referua rastit pasi Henry Nowak, 18 vjeç, u vra me thikë.
Vickrum Digwa, 23 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 21 vitesh për t’u vuajtur, pasi e goditi Henryn me një thikë ceremoniale. Digwa pretendoi se kishte qenë viktimë e abuzimit racist.
Pamjet nga kamerat trupore të policisë treguan oficerët duke i vënë prangat Henry Nowakut dhe duke injoruar pretendimet e tij se ishte plagosur me thikë. Njëri prej policëve madje i tha: “Nuk besoj se je plagosur, shok.”


