Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ndodhet këtë të martë në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u shpreh se vendet anëtare kanë parë me pozitivitet zhvillimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Ai gjithashtu theksoi se vendi ynë duhet të përshpejtojë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga pikat kryesore në anëtarësim.
“Javën e kaluar është mbajtur edhe konferenca ndërqeveritare, ku është parë ecuria e Shqipërisë drejt rrugës së BE-së. Shtetet anëtare kanë parë ecurinë që Shqipëria të ecë më tej në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së. BE mbështet ecurinë e Shqipërisë.
Ky është fillimi i një faze të radhës, e cila do të fokusohet te çështja e zbatimit dhe historiku. Reformat më shumë sesa kushte të vendosura nga BE janë në fakt zgjedhje nga ju për të ndërtuar institucione të forta demokratike.
Kjo do të thotë një angazhim i vazhdueshëm për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe ligjvënës, të cilat janë themelet kryesore për anëtarësim në BE.
Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE është partneri më i besueshëm i Ballkanit dhe është investuesi kryesor i Ballkanit Perëndimor, si dhe i Shqipërisë, dhe partneri më i rëndësishëm tregtar.
BE mbështet ecurinë e Shqipërisë që Shqipëria të jetë një vend i begatë, i sigurt dhe i projekteve dhe qasjeve të tilla.


