Dy persona janë qëlluar për vdekje në qytetin qendror të Kenias, Nanyuki, mes protestave kundër planeve të SHBA-së për të ngritur një qendër izolimi për Ebolën në një bazë ushtarake aty pranë.Një nga viktimat u qëllua në një zonë afër Bazës Ajrore Laikipia, ku po zhvillohej një demonstratë. Ai ndërroi jetë pasi u dërgua në spitalin e qytetit nga miqtë e tij.
Viktima tjetër ishte tashmë e vdekur kur u dërgua në spital nga ushtarët.Të hënën, qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qytetit, duke bllokuar rrugët dhe duke djegur goma, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.


