New York Times jehonë protestave në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec

Share

New York Times i ka bërë jehonë protestës së mbajtur ditët e fundit kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Gazeta shkruan se kundërshtimet ndaj zhvillimeve të planifikuara në bregdetin shqiptar janë shndërruar në një pikë të nxehtë të pakënaqësisë më të gjerë ndaj qeverisë.

Sipas artikullit, në qendër të debatit janë dy projekte me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë: një kompleks hotelier luksoz në ishullin e Sazanit dhe një tjetër zhvillim në zonën e Zvërnecit, pranë lagunas dhe ekosistemeve të mbrojtura.Artikulli i The New York Times thekson se debati për këto projekte ka tejkaluar tashmë çështjet mjedisore, duke u kthyer në simbol të pakënaqësive më të gjera politike dhe sociale në Shqipëri.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit