Rama ka publikuar një fotografi të protestuesve pranë bregdetit. Kryeministri shton se më shumë se fjalët që thonë protestuesit, ata largojnë flamingot me veprimet që bëjnë. Kreu i qeverisë deklaron se protestuesit e bënë pis natyrën me makinat e tyre, që kishin parkuar shumë pranë bregut të detit.
Një kritikë e kishte edhe për protestën e mbrëmshme, duke thënë se protestuesit e kanë lënë vendin të papastër, me kanaçe birre në bulevard.Reagimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë!


