Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e kësaj të diele pasi është ndarë nga jeta në lule të rinisë futbollisti Fatjon Bunjaku.Ndarja nga jeta e Bunjakut mësohet të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate në Vushtrri-Mitrovicë.
Fatjon Bunjaku, ishte vetëm 22 vjeç dhe luajti në shumë skuadra në Kosovë, përfshirë Trepçën, Phoenix Banjë, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani.


