Britania do të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar për Hormuzin

Share

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të luajë “rolin e saj të plotë” për rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

Starmer tha se ai dhe presidenti francez Emmanuel Macron po koordinojnë një grup vendesh të gatshme për të mbrojtur anijet që kalojnë nëpër këtë ngushticë, e cila është mbyllur praktikisht nga Irani që prej fillimit të luftës në muajin shkurt.

Duke folur për gazetarët gjatë samitit të G7-ës në Francë, kryeministri britanik theksoi se mbyllja e ngushticës ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të energjisë, duke prekur çdo familje në Britaninë e Madhe.

Megjithëse detajet e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit nuk janë bërë publike, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet plotësisht sapo të nënshkruhet marrëveshja fillestare gjatë kësaj jave.

“Ky zhvillim do të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonomitë tona, në stabilitetin global dhe, sigurisht, të gjitha vendet e G7-ës janë të bashkuara në qëndrimin se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore,” tha Starmer.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit