Negociatat SHBA–Iran / Optimizëm i kujdesshëm dhe paralajmërime të forta

Share

Përparim, por ende pa garanci për një marrëveshje përfundimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pas një maratone bisedimesh në Zvicër, të dyja palët kanë sinjalizuar hapa pozitivë drejt uljes së tensioneve, megjithëse negociatat mbeten të brishta.Zëvëndës presidenti amerikan JD Vance deklaroi se është arritur progres i rëndësishëm drejt një kornize për marrëveshjen e paqes, e cila synon të finalizohet brenda 60 ditëve.

Sipas tij, diskutimet kanë hedhur bazat për një zgjidhje afatgjatë që do të përfshinte garantimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, fundin e luftimeve në Liban dhe rikthimin e inspektimeve ndërkombëtare në programin bërthamor iranian.“Kemi vendosur një themel shumë të mirë për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme. Nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por kemi hedhur bazat për të arritur një rezultat të favorshëm”, tha Vance.

Megjithatë, nga Uashingtoni erdhi edhe një paralajmërim i qartë. Presidenti Donald Trump tha se administrata amerikane do të ndërmarrë veprime nëse Teherani nuk respekton kushtet e marrëveshjes ose devijon nga angazhimet e marra.

“Nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes, ose nëse nuk sillet siç duhet, do të bëj atë që duhet të bëj”, tha Trump.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit