Alarmante / 40 persona humbin jetën javën e fundit në Francë mes valës së të nxehtit në Evropë

Share

Në Francë, rreth 40 persona kanë humbur jetën nga mbytja që nga e enjtja e kaluar gjatë valës së të nxehtit që po godet Evropën. Shumë prej viktimave janë futur në lumenj, kanale dhe liqene pa mbikëqyrje për t’u freskuar nga temperaturat ekstreme. Autoritetet franceze po paralajmërojnë se notimi në vende të pasigurta gjatë vapës është shumë i rrezikshëm, sidomos kur uji ka rryma ose ndryshim të menjëhershëm temperature. Në Francë janë regjistruar temperatura rekord për muajin qershor dhe një pjesë e madhe e vendit është në alarm të kuq meteorologjik. Një nga rastet tragjike është edhe vdekja e një vajze 13-vjeçare që u mbyt në lumin Seine gjatë një daljeje familjare.

Edhe Spanja dhe Italia po përballen me të njëjtën valë të nxehti. Në Spanjë temperaturat po kalojnë 40°C në disa zona dhe janë aktivizuar alarme të kuqe në rajone të ndryshme, ndërsa në Itali është shpallur alarm në 15 qytete të mëdha si Roma, Milano dhe Venecia. Sipas autoriteteve dhe meteorologëve, këto valë të nxehti po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit