Një nga shkaqet e ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe veçanërisht në Tiranë janë shkarkimet nga automjetet.
Sipas mjekëve makinat e vjetra dhe cilësia e karburanteve shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e qytetarëve.
Përveç trafikut të rënduar që ndeshim në jetën e përditshme, një problem tjetër mjaft shqetësues është ndotja e ajrit që shkaktohet nga automjetet. Specialistët nënvizojnë se shëndeti i shqiptarëve është i kërcënuar jo vetëm nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga automjetet.
Edhe sipas mjekëve specialistë ndotja që gjendet në ajër nga shkarkimet e automjeteve është mjaft alarmante dhe prek në mënyrë direkte rrugët respiratore të njeriut
Mjekët thonë se kategoria e cila është me e ekspozuar ndaj efekteve negative që sjell ndotja e ajrit janë ata alergjikë apo me probleme kronike
Sipas ekspertëve ndotja që vjen nga shkarkimet e automjeteve ka si arsye karburantin jo cilësor, mungesën e kontrollit teknik jo periodik, si dhe vjetërsia e automjeteve që janë në qarkullim.