Kanadaja ka siguruar vendin e saj mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, duke fituar 1-0 ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt përballë Afrikës së Jugut.Ekipi amerikano-verior dominoi ndeshjen dhe krijoi rastet më të pastra, por pa arritur të tundte rrjetën për 90 minuta,Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, në minutën e 92-të ishte Eustaquio ai i cili lëshoi një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës që mposhti portierin.
Ky gol mjaftoi për të vendosur fatin e ndeshjes dhe i siguroi Kanadasë praninë në turin tjetër


