Të paktën 11 persona humbën jetën pasi një avion i vogël që transportonte parashutistë u rrëzua të dielën pranë qytetit Tomblaine, afër Nancy-t, në lindje të Francës.
Sipas autoriteteve franceze, në bord ndodheshin piloti dhe 10 pasagjerë – pesë instruktorë dhe pesë kursantë që po merrnin pjesë në një aktivitet të hedhjes me parashutë. Të gjithë humbën jetën në aksident.
Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Nancy-Essey dhe ra pranë pistës, shumë afër një zone të banuar. Fatmirësisht, nuk pati viktima apo të lënduar në tokë. Sipas autoriteteve, avioni duket se pësoi një defekt përpara se të binte pothuajse vertikalisht.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa është hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, u nis drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.


