Ngjarje e rëndë në Florida/ Aligatori sulmon për vdekje një 30-vjeçare

Share

Një grua ka humbur jetën tragjikisht pas një sulmi nga një aligator ndërsa po freskohej në ujë në shtetin amerikan Florida.

Ngjarja ndodhi pranë lumit Econlockhatchee River, ku 31-vjeçarja ishte duke shëtitur me partnerin dhe një shoqe. Grupi kishte ndaluar për t’u çlodhur në ujërat e cekëta të lumit kur ndodhi sulmi i papritur.

Sipas autoriteteve dhe dëshmive, aligatori e kafshoi gruan duke i shkaktuar plagë shumë të rënda. Partneri i saj u përpoq të ndërhynte, por situata u përkeqësua shpejt. Shërbimet e emergjencës u njoftuan menjëherë, por gruaja nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet dhe rikujtojnë se në Florida aligatorët jetojnë në shumë zona me ujë të ëmbël, duke paralajmëruar qytetarët që të shmangin larjen në vende të panjohura ose të pashënuara si të sigurta.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit