Zemërim në Shropshire /83 azilkërkues vendosen në shtëpi të reja, revoltohen banorët

Share

Një debat i fortë është ndezur në Stoke Heath, Shropshire, pasi janë publikuar planet për vendosjen e rreth 83 azilkërkuesve në 21 shtëpi të reja me vlerë rreth £250,000 secila.

Sipas raportimeve, banorët lokalë thonë se shtëpitë fillimisht ishin prezantuar si banesa sociale për komunitetin lokal, por më vonë janë caktuar për strehimin e azilkërkuesve si pjesë e një skeme të Home Office për akomodim të përkohshëm.

Banorët kanë shprehur pakënaqësi të fortë, duke thënë se ndihen të “mashtruar” dhe të shqetësuar për ndikimin në shkolla dhe shërbimet lokale. Disa e kanë quajtur zonën “Migrant Street”.

Një banor u shpreh për mediat britanike se situata “nuk është e drejtë” dhe se familjet lokale nuk mund të përballojnë shtëpi të tilla, ndërsa të tjerët kritikojnë mungesën e konsultimit me komunitetin.

Deputeti lokal Mark Pritchard e ka cilësuar planin “të papërshtatshëm” për një zonë rurale dhe ka kërkuar rishikim të vendimit.

Nga ana tjetër, autoritetet dhe Home Office theksojnë se:

  • azilkërkuesit nuk marrin pronësi mbi shtëpitë
  • strehimi financohet nga shteti ndërsa aplikimet e tyre për azil shqyrtohen
  • politika synon të ulë përdorimin e hoteleve dhe të zhvendosë njerëzit në akomodim më të qëndrueshëm

Plani ka ndezur debat më të gjerë në UK për mënyrën si shpërndahen azilkërkuesit dhe presionin mbi banesat sociale në zonat rurale.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit