Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve në një ndeshje dramatike dhe shumë të luftuar (3-2).
Argjentina e nisi ndeshjen me iniciativën dhe kontrollin e topit, ndërsa Messi ishte vazhdimisht në qendër të aksioneve sulmuese.Rasti i parë i madh për Messin erdhi në minutën e 14-të, kur ai u lirua në zonë, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës. Katër minuta më vonë, ylli argjentinas provoi nga goditja e lirë, por Vozinha reagoi sërish mirë.
Pas presionit të vazhdueshëm, Argjentina gjeti golin e avantazhit në minutën e 29-të. Lisandro Martinez dërgoi një pasim të gjatë dhe të saktë drejt Messit, i cili depërtoi në zonë dhe shënoi me një goditje të bukur në rrjetë për 1-0.Në vazhdim të pjesës së parë, Argjentina kërkoi golin e dytë, por Kepi i Gjelbër u mbrojt me shumë disiplinë. Enzo Fernandez provoi nga distanca në minutën e 45-të, por Vozinha bëri një tjetër pritje të shkëlqyer.
Në minutën e 59-të, skuadra afrikane arriti të barazojë rezultatin. Ryan Mendes dërgoi një pasim të thjeshtë në zonë për Deroy Duarte, i cili u tregua i saktë dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 1-1.


