Kina:  Bisedimet Japoni-Filipine për kufirin detar shkelin ligjin ndërkombëtar

Share

Kina publikoi një opinion ligjor të enjten, duke thënë se të ashtuquajturat “bisedime për ndarjen e kufirit detar” midis Japonisë dhe Filipineve, që përfshijnë ujërat në lindje të ishullit Tajvan të Kinës, përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Opinioni pason një sërë deklaratash dhe veprimesh nga ministri të ndryshme kineze mbi këtë çështje, që kur u njoftuan bisedimet për herë të parë në fund të majit gjatë vizitës së presidentit filipinas Ferdinand R. Marcos Jr. në Japoni.

Raporti u publikua nga Instituti Kinez për Çështjet Detare, një grup ekspertësh pranë Ministrisë së Burimeve Natyrore të Kinës. Sipas dokumentit, ndarja e kufirit mbivendoset në mënyrë të konsiderueshme me zonën ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental për të cilin Kina ka të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar, dhe përpjekjet e Japonisë e të Filipineve për të anashkaluar Kinën përbëjnë një shkelje të rëndë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin Detar (UNCLOS), si edhe të ligjeve të tjera ndërkombëtare e të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Dokumenti u kërkon Japonisë dhe Filipineve të ndalojnë bisedimet dhe të angazhohen në konsultime me Kinën, duke i paralajmëruar këto dy vende të mos e sfidojnë parimin e “një Kine” me pretekstin e “ndarjes së kufirit”.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit