Gjykata ka dhënë vendimin për 19 protestuesit e arrestuar ditën e enjte.Gjykata caktoi arrest shtëpie për 2 protestues, Everest Bardhi dhe Ervin Gega
Ndërsa për 12 të tjerë, u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje. 5 protestues të tjerë nuk morën asnjë masë.Në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës, një prej avokatëve mbrojtës ka zbardhur skemën e masave të sigurisë, duke e konsideruar një fitore të pjesshme, ndonëse insiston se arrestimet në flagrancë ishin tërësisht politike dhe të paligjshme.
“Për 19 personat e arrestuar nga protesta, prokuroria fillimisht kërkoi ‘arrest me burg’ për 3 prej tyre, dhe më pas ndryshoi qëndrim duke kërkuar ‘arrest në shtëpi’ për njërin. Për të gjithë të tjerët u kërkua masa ‘detyrim paraqitje’. Pas debateve të gjata, gjykata vendosi që vetëm dy persona të qëndrojnë në masën ‘arrest shtëpie’, konkretisht shtetasit me mbiemrat Bardhi dhe Gega,” deklaroi avokati.


