Franca kalon në çerekfinale pas fitores 1–0 ndaj Paraguait

Share

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales.

Pjesa e parë ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi. Paraguai u mbrojt me disiplinë, ndërsa Franca pati vështirësi të depërtonte në mbrojtjen kundërshtare.Në pjesën e dytë, Franca rriti ritmin dhe krijoi më shumë raste. Në minutën e 54-të, Manu Kone provoi me një goditje të fortë nga distanca, por portieri Orlando Gill reagoi në mënyrë spektakolare duke e devijuar topin në këndore.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 65-të, kur Doue u rrëzua në zonë pas një dueli me mbrojtësit paraguajanë. Fillimisht gjyqtari Ilgiz Tantashev lejoi vazhdimin e lojës, por pas rishikimit me VAR në minutën e 67-të, akordoi penallti për Francën.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit