8 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë, nga të shtëna gjatë festimeve të 4 Korrikut në Brooklyn

Share

Të paktën tetë persona, mes tyre katër fëmijë, janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Brooklyn gjatë një shfaqjeje me fishekzjarre për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së (4 Korrik).

Sipas raportimeve fillestare, ngjarja ndodhi teksa njerëzit ishin mbledhur për të parë festimet e 4 Korrikut, kur u dëgjuan të shtëna armësh. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe zona u rrethua.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe nuk kanë dhënë ende detaje për autorin apo motivin e sulmit. Gjendja e të plagosurve nuk është bërë plotësisht e ditur.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit