Një debat i madh po zhvillohet për shkak të fillimit të vonë të ndeshjes së Anglisë kundër Meksikës.Vendimi i kryeministri Keir Starmer qe vendosi t’i mbajë pub-et hapur deri në orën 5 të mëngjesit të hënën për të ndjekur ndeshjen Angli-Meksikë po kundershtohet ashper.
Këshilli i Shefave të Policisë Kombëtare u ankua se “njoftimi i vonë” do të thotë që oficerët do të shkarkohen nga detyrat e tjera dhe do të punojnë me orë më të gjata, pavarësisht se ndeshjet e Kupës së Botës “janë të njohura për një kohë të konsiderueshme”. Është policia argëtuese në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Një zëdhënës i kryeministrit tha se nuk dihej deri të mërkurën nëse Anglia do të përparonte deri në këtë pikë të garës dhe se qeveria ka qenë në kontakt me policinë gjatë gjithë kohës.
Por ekipi i Starmer nuk do ta ketë problem që policët t’u kujtojnë tifozëve të Anglisë që duan të jenë në pub deri në orën 4 të mëngjesit se kryeministri është në anën e tyre.


