Maroku është skuadra e parë që pret “biletën” për në çerekfinalet e Botërorit, kjo pas fitores 0-3 përballë Kanadasë.Takimi i luajtur në Houston kishte përplasje të forta mes lojtarëve, teksa organizatorët ishin ata që kërkuan më shumë.
Kombëtarja e Marokut ka dhuruar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultatin e pastër 3-0 në fazën e 1/16-ve dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, marokenët shpërthyen në fraksionin e dytë të lojës. Azzedine Ounahi realizoi dy gola, ndërsa Soufiane Rahimi vulosi fitoren në minutat shtesë, duke i dhënë fund ëndrrës së Kanadasë për të vazhduar aventurën në turne.
Me këtë sukses, Maroku bëhet skuadra e parë afrikane që arrin për herë të dytë radhazi në çerekfinalet e Kupës së Botës. Në raundin e ardhshëm, përfaqësuesja marokene do të përballet me fituesin e sfidës mes Paraguait dhe Francës.


