Paralajmërim për ata që blejnë në TK Maxx: Këpucët e provuara nga të tjerët mund të sjellin rrezik

Share

Një infermiere 25-vjeçare nga Britania e Madhe ka përfunduar në spital pas një infeksioni të rëndë që dyshohet se i erdhi nga një palë sandale të blera në TK Maxx.

Hannah Jones bleu një palë sandale të reja vetëm 14 paund për t’i përdorur gjatë ditëve të nxehta të verës. Pas rreth 10 orësh veshjeje, ajo vuri re disa flluska të vogla në këmbë. Por gjendja u përkeqësua shpejt: këmbët iu frynë dyfish, pati të dridhura të forta dhe dhimbje të mëdha, derisa përfundoi në urgjencë.

Mjekët zbuluan se ajo kishte celulit bakterial, një infeksion serioz të lëkurës, dhe e paralajmëruan se nëse do të kishte pritur edhe pak ditë, infeksioni mund të përhapej dhe të bëhej kërcënues për jetën.

Hannah dyshon se shkaku mund të ketë qenë fakti që sandalet nuk ishin në kuti dhe mund të ishin provuar më parë nga klientë të tjerë me këmbë të zbathura.

🛑 Këshilla e saj për të gjithë blerësit:

  • Lajini gjithmonë këpucët e reja para se t’i vishni.
  • Shmangni provimin e këpucëve pa çorape.
  • Nëse një këpucë ju krijon fërkim ose shqetësim, hiqeni menjëherë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit