Dy vite burg për Shpend Ahmetin, gjykata vendos edhe gjobë prej 5 mijë eurosh

Share

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për shkak të veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal te Republikës së Kosovës.“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpall Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.A., për shkak të veprës penale Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal te Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shpall fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesë mijë) euro.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit