Tërhiqet urgjentisht nga supermarketet qumështi i njohur në Britani – paralajmërim për konsumatorët

Share

Një produkt qumështi është tërhequr urgjentisht nga raftet e supermarketeve Tesco, Asda dhe Morrisons në Angli, pasi janë zbuluar gjurmë të barnave veterinare, përfshirë antibiotikun penicilinë.

Produkti i prekur është Graham’s Family Dairy Semi-Skimmed Milk. Autoritetet kanë paralajmëruar se qumështi mund të paraqesë rrezik për personat që kanë alergji ndaj antibiotikëve, veçanërisht ndaj penicilinës.

Tërheqja përfshin paketimet me madhësi 1 pint, 1 litër dhe 2 litra, me datë përdorimi 31 korrik 2026.

Konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt këshillohen të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në dyqanin ku e kanë blerë për të marrë rimbursim të plotë.

Kompania Graham’s Family Dairy ka deklaruar se tërheqja është një masë parandaluese dhe se produktet e tjera të saj dhe datat e tjera të përdorimit nuk janë prekur.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit