Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Vetëm qytetarët që kanë raste urgjente mund të kthehen në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka deklaruar se vetëm qytetarët që kanë urgjenca mund të kthehen në Kosovë.

“Kjo nuk është çështje dëshire por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për tu kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet ti ndjekim. Ne kemi thënë që vetëm ata që kanë urgjenca mund të kthehen“, ka thënë Kasapolli.
Kasapolli theksoi se zgjatja e leje qëndrimeve është bërë konform situatës dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne iu kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetanake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë“.

Share This Article