ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 5 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 6 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 7 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 7 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Demonizim i të huajve dhe tensione racore: Historia e errët e karantinës

albnews by albnews
23 March, 2020
in Bota
0
Demonizim i të huajve dhe tensione racore: Historia e errët e karantinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Është Murtaja dhe tmerri që ajo shkakton, e cila ndan një popull nga tjetri”- shkroi Aleksandër Kingleik në kujtimet e tij të udhëtimit në vitin 1844 “Eothen”. Për Kingleik, kërcënimi nga epidemitë krijonte një barrierë frike midis Lindjes dhe Perëndimit.

Sëmundjet infektive, kanë shfarosur popullatat e njerëzve që nga kohërat e lashta, duke shkaktuar dhimbje dhe terror tek familjet dhe komunitetet; e duke e ndarë njerëzimin në “të pastër” dhe të “ndotur”. Me shpërthimet vdekjeprurëse të epidemive, vijnë edhe përpjekjet për të frenuar dhe zhdukur kërcënimin.

RelatedPosts

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vrasësi i Charlie Kirk

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

Por siç po e shohim me rritjen e raportuar të racizmit kundër popullit kinez në vazhdën e koronavirusit të fundit COVID-19, nganjëherë përjashtimi që nxit sëmundja, prek rëndë edhe dinjitetin njerëzor. Ndarja e të sëmurëve dhe të shëndetshëm, ka ndodhur përgjatë gjithë historisë.

Në Librin e Levitikut, thuhet se priftërinjtë mund të izolonin ata që kishin një “sëmundje të lëkurës së fëlliqur” – që ka gjasa të ishte lebra – për 7 ditë. Megjithatë, historia e karantinës përmban shumë më tepër sesa thjesht izolimin e të sëmurëve.

Karantinat e para të organizuara në Evropën e Mesjetës, pasqyrojnë një ndërgjegjësim mbi praninë e heshtur të sëmundjes edhe tek njerëzit në dukje të shëndetshëm. Pas shpërthimeve të përsëritura të epidemisë së Murtajës që e rrënoi Evropën gjatë shekullit XIV, autoritetet portuale në Detin Adriatik reaguan përmes një sistemi të strukturuar të karantinës.

Në Venecia të Italisë, anijet që hynin në port ndaloheshin në fillim në lagunë, ndërsa në Raguza (Dubrovniku i sotëm në Kroaci), një edikt i vitit 1377 i ndalonte njerëzit dhe mallrat nga vendet e infektuara që të hynin në qytet, derisa të kishin kaluar 1 muaj në një ishull të pabanuar, duke u pastruar nga dielli dhe era.

Kjo periudhë kohore më vonë u bë 40 ditë, prej nga vjen edhe termi “karantinë” nga ‘quaranta’ që në italisht do të thotë 40. Kohëzgjatja përputhet jo vetëm me idetë e Hipokokratit, mbi kthesën që nis të pësoja rrjedha e një sëmundjeje, por pasqyron gjithashtu edhe konceptet e pastrimit të dukshëm shpirtëror, ashtu si Jezu Krishti kur tërhiqej në shkretëtirë për të qëndruar për disa javë i vetmuar.

Në ishullin Shën Maria e Nazaretit në lagunën veneciane, ndodhej stacioni i parë të njohur për karantinën detare që nga viti 1423. Si një spital ku trajtoheshin sëmundjet e murtajës dhe  lebrozës, ai u quajt Lazareto, me shumë gjasa për shkak të lidhjes se tij me Spitalin e Shën Llazarit për lebrozët.

Kur në vitin 1468 u krijua Lazareto Nuovo, për të akomoduar ata që dyshohen për sëmundje, ishulli i parë u bë Lazareto Vekio. Edhe sot mund të vizitoni ndërtesat e saj të urryera e të braktisura, dhe të imagjinoni frikën dhe izolimin e atyre që u ndalohej jeta e zakonshme në Lido të Venecias.

Lazaretot e tjerë u shfaqën përgjatë vijës bregdetare të Mesdheut, dhe ishin një formë kryesore e kontrollit të sëmundjeve gjatë gjithë periudhës së hershme moderne dhe shekullit XIX-të. Kushtet ishin disi më ndryshe, por sërish linin shumë për të dëshiruar.

Për shembull në vitet 1780, reformatori anglez i burgjeve, Xhon Hauard shkoi përtej asaj që i kërkonte detyra, duke iu bashkuar me dashje një anije një shkonte në një zonë të prekur nga Murtaja, për të provuar jetën në një Lazareto . Ai i raportoi situatën e zymtë në një libër të botuar në vitin 1789.

Kushtet në Lazareto Nuovo ishin të tmershme. Hauard u çua në “një dhomë shumë të pistë, të mbushur me mbeturina, pa tavolinë, karrige apo krevat”. Shumë shpejt, u transferua në Lazaretto Vekio, por edhe aty u zhgënjye. Për 6 netë fjeti në një dysheme të shtruar me tulla dhe plot lagështirë, përpara se të zhvendosej në një dhomë me pamje më të mirë nga jashtë, por me erë “jo më pak kutërbuse, sesa spitali më i keq”.

Duke e humbur oreksin dhe duke u ndier si në ethe, Hauard ia doli që të lyejë muret me gëlqere, veprim që e neutralizoi disi erën e rëndë, dhe e bëri më të përballueshme qëndrimin e tij për pjesën tjetër të kohë. Ndërkohë në Amerikën e Veriut, shqetësimi kryesore vinte nga sëmundjet e etheve të verdha dhe lisë.

Nga fillimi i viteve 1700, të gjitha portet kryeore të bregut lindor kishin karantinat e tyre. Ato u kërkonin anijeve të qëndronin në port, duke ngritur një flamur të verdhë derisa të përfudonte koha e caktuar e karantinës. Efektiviteti i masave të tilla është i diskutueshëm, pasi ethet e verdha përhapen nga mushkonjat, të cilët supozohet se arrijnë të kapërcejnë çdo lloj kufizimi.

Kur u shfaq sëmundja e kolerës në shekullin XIX-të, edhe ajo u bë një sëmundje e frikshme, dhe gjithnjë e lidhur me fluksin e emigrantëve. Megjithëse Epidemia Britanike e Kolerës e vitit 1832 mbërriti në Nju York, megjithë kufizimet mbi anijet.  Masat ishin më të suksesshme në vitin 1866, kur anija “Virxhinia” arriti në Nju Jork nga Liverpuli, pasi rrugës humbi 38 pasagjerë

nga kolera.

Anija u vendos në gjirin e Karantinës së Ulët rreth 32 km larg qytetit, me një anije spitalore

për të ndihmuar të sëmurët. Pati një mori rastesh edhe në tokë, por të kufizuara. Kur shkaqet e sëmundjes u kuptuan më mirë, karantina mundi t’i përshtatej mikrobeve specifike që paraqesin kërcënim.

Por frika tipike e Mesjetës mbeti e gjallë. Murtaja e tmerrshme nuk u zhduk kurrë plotësisht, dhe pandemia e tretë u shfaq në Kinë në vitin 1855, duke çuar përfundimisht në shpërthime epidemish në çdo kontinent të banuar, deri rreth fundit të shekullit XX-të.

Në Shtetet e Bashkuara, paragjykimet ekzistuese anti-aziatike, ushqeheshin mbi origjinën kineze të sëmundjes. Kur pronari i një punishteje druri Uong King, vdiq nga murtaja në San Francisko në vitin 1900, autoritetet futën me forcë në karantinë Çajnataunin.

Kufizimet shënjestruan përkatësinë etnike, dhe jo mundësinë e kontaktit me sëmundjen. Të bardhët, u lejuan të largoheshin ndërsa kinezët jo. Edhe pse ajo karantinë e padrejtë u hoq shpejt, përfaqësonte një frikë tipike ndaj emigracionit si burim sëmundjesh.

Gjatë viteve 1890, një shpërthim i epidemisë së tifos në një anije të mbushur me emigrantë, çoi në ndalimin e 1.200 hebrenjve rusë, dhe flukset e reja të emigrantëve në Ellis Island, u përballën me segregacion bazuar në dyshimin për infeksion.

Masat e kontrollit të sëmundjes gjatë shekullit XX-të, siç janë vaksinat dhe antibiotikët, e zbehen disi theksin që vihej më parë tek karantina. Por izolimi i personave të dyshuar për sëmundje ngjitëse ka vazhduar, ndonjëherë krah për krah me ligjet e ashpra.

Karantina u përdor gjatë epidemisë së SARS-it në vitin 2003. Në atë kohë, qeveria kineze kërcënoi me ekzekutim me vdekje ose burgim të përjetshëm të gjitha ata që përhapnin virusin. Mbetet të shihet nëse masat e karantinës dhe izolimi aktual kundër COVID-19, do të arrijnë të parandalojnë një pandemi globale. Por historia tregon, se duhet të arrihet një ekuilibër midis qëllimit jetik të parandalimit të sëmundjeve, dhe rrezikut të zvogëlimit të lirisë së individëve dhe demonizimit të të huajve. / History Extra – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result