Është shuar ish-deputeti grek Manolis Glezos. Mediat greke raportojnë se luftëtari legjendar Manolis Glezos ka vdekur në moshën 98 vjeç për shkak të një ataku kardiak.
Glezos është i njohur më së miri në shtetin helen për rrëzimin e flamurit nazist nga Akropoli më 1941 ndërsa forcat okupuese gjermane pushtuan Athinën.
Ish deputeti arvanitas njihet edhe për qëndrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë.
Pesë vite më parë ai mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.
Gjatë fjalimit të tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.