Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me COVID-19 janë shëruar në Shqipëri, duke dalë fitimtarë nga kjo luftë me koronavirusin.
Lajmin e bën të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan në Facebook “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”.
Në total, numri i të shëruarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 85.
Deri tani ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.