Në Ambasadën e Republikë së Shqipërisë në Londër, sonte është festuar 7 dhe 8 Marsi.
Kjo ceremoni ishte e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prezantuan kostumet tradicionale shqiptare.
Manifestimi u mbajt me moton “Shqipëria përmes kostumeve tradicionale të gruas shqiptare”.
Veç presidentit Meta, të pranishëm ishin edhe shumë personalitete tjera të rëndësishme.
Ceremonia u ndoq edhe nga ekipi i Alv Uk Tv, televizioni i vetëm shqiptar në Angli.
7 marsi është Dita e Mësuesit shqiptar, ndërsa 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas.