Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë.
Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e të dyja palëve për vazhdim të dialogut, do të nis më 8 dhe do të përfundojë më 9 mars.
Kjo vizitë pritet të jetë vendimtar lidhur me epilogun që do të marrë taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake
Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”.
Më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.
Kujtojmë se javën që lamë pas, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, si dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla.
E, kërkesat e Amerikës kanë nxitur përplasje në mes spektrit politik në Kosovë, pasi që disa nga ta këmbëngulin se duhet të këshillat amerikane, ndërkaq të tjerët në këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj pohon se taksa duhet të pezullohet vetëm në rast se të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, kjo e fundit do ta njoh shtetësinë e Kosovës.