Përhapja e shpejtë e pandemisë, COVID 19 pos ndryshimeve drastike në rendin botëror, ka ndikuar edhe në mjekësinë botërore e veçanërisht në sferën e zhvillimit të vaksinave.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar të vaksinave, Jerome Kim tha se përpjekjet për të zbuluar sa më shpejtë vaksinën kundër kësaj sëmundjeje ishin të paprecedentë dhe se është e jashtëzakonshme që më 17 mars një vaksinë u testua në njeri.
Kim megjithatë thotë se nuk dihet kur do të jetë gati produkti final.