Rama: Lajmi i mirë, 17 të shëruar sot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një lajm i mirë vjen mëngjesin e kësaj të premteje nga Tirana. Janë 17 të shëruar të tjerë që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shprehet: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.

Më herët ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, falënderoi me mirënjohje ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët “gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë”.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e bluzave të bardha të cilët “po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me COVID-19 dhe izolimin e vatrave në territor”.

Share This Article