Regjistrohet rasti i parë me Covid-19 brenda KFOR-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar për rastin e parë pozitiv me koronavirus në personelin e tij.

Përmes një komunikate për media është njoftuar se një pjesëtar i KFOR-it është prekur me Covid-19 duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e të infektuarit.

“Sot është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR)”, thuhet në komunikatë, raporton Gazeta Express.

Tutje njoftohet se KFOR-i do të vazhdojë në marrjen e masave parandaluese në koordinim me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare për ndalin e përhapjes së Covid-19.

“KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Share This Article